Energjia, Rama: Shqiptarët paguajnë për rrushtë e kumbullat e Saliut

Nov 30, 2011 | 12:20
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ndërsa mbahej seanca dëgjimore e ERE me grupet e interesit dhe u kërkua rritja e çmimit të energjisë, kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar në Twitter, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin që po e pësojnë shqiptarët.

“KESH kërkoi rritjen e Shqiptaret po paguajne perdite e me shume per rrushte e per kumbullat e Saliut me parate e tyre, edhe me energjine i njejti avaz eshte”- shkruan Rama në profilin e tij.

Më herët, po për të njëjtën temë, Rama vlerësoi se treguesit në menaxhimin e këtij sektori të rëndësishëm janë më të këqijtë e gjithë kohërave.

“Treguesit jane me te keqinjte e te gjitha koherave pas 97-es ne menaxhimin e energjise, vjedhjet jane me te medha se asnjehere po ashtu”- shkruan Rama.

Sipas tij, 300% eshte rritur barra e familjeve ne faturen e energjise gjate pushtetit te Saliut. “Eshte koha qe kush fiton me pak te paguaje me pak”-lexohet në profilin e tij.

Rama thekson se “eshte koha e liberalizimit te plote te tregut te energjise dhe e shembjes se mureve te klientelave familjare te pushtetit ne kete sektor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura