Emri/ Plagosi boksierin në Shkodër, arrestohet autori. Ja ku ishte fshehur

Jun 29, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE
Arrestohet autori i plagosjes së boksierit Nelson Hysa në Shkodër.
Ne foto boksieri i Vllaznise, Nelson Hysa
Ne foto boksieri i Vllaznise, Nelson Hysa
Policia e Shkodres njofton se si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe Autoriteteve Policore malazeze, më datë 28.06.2017, u bë arrestimi në Mal të Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar në kërkim: Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.
Ndaj këtij shtetasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21.06.2017.
“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06.05.2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasin N.H, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”- njofton policia.
Mbi të rendon akuza ” Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativ, e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja 

Boksieri i  Vllaznisë, Nelson Hysa, i cili u plagos ne 7 maj në një atentat në Shkodër. Pas krimit, policia njoftoi se kishte identifikuar autorin Valter Ksolla 21-vjeç banues në Shkoder dhe nje tjeter person, ai qe u arrestua sot.

Hysa sapo kishte dalë nga një berberane kur është qëlluar me armë zjarri disa herë nga dy persona të maskuar që udhëtonin me motor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura