Emri i Presidentit të ri/ Gjiknuri zbulon prapaskenat e bisedimeve që ka zhvilluar Rama pak orë para votimit në Kuvend

Jun 3, 2022 | 10:33
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka treguar sot se PS është në orët e fundit vendimtare për të dalë me emrin e kandidatit që nesër do të zgjidhet në Kuvend si Presidenti i vendit.

Gjiknuri tha se Rama ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që duhet të ketë kandidati si i përshtatshëm në këtë moment për vendin.

Pyetje: Emri i Presidentit do dalë nga zarfet apo do ketë dhe propozime të reja?

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri:

Emri i presidenti do diskutohet sot në Kryesi ku është marrë opinioni i deputetëve.

Grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.

Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia a e PS sot do marrë vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura