EMRAT/ Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër. Dyshohet se…

Aug 4, 2019 | 11:39
SHPËRNDAJE

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së trefishtë në qytetin e Elbasanit. Korrespondentja e “Panorama” bën të ditur se është arrestuar Ilirjan Bezhani, i cili dy ditë më parë ka plagosur tre persona në një lokal afër Pallatit të Sportit, “Tomorr Sinani” në Elbasan.

Ndërkohë që i dyshuari tjetër sipas burimeve mësohet se është Genti Facja, edhe ky i fundit është shpallur në kërkim si pjesë e këtij sulmi me armë zjarri në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi ditën e premte pasdite në ambientet e jashtme të një lokali afër Pallatit të Sportit.

te shtena-elbasan copy
Dyshohet se shkak për këtë sulm më armë është bërë borxhi prej rreth 3 milion lekësh të vjetra.
Përplasja
Sherri nisi fillimisht brenda në lokal, ku dy grupet më pas kanë dalë jashtë lokalit dhe kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin. Më pas disa prej tyre kanë nxjerrë armët, ku mbeten të plagosur dy persona në këmbë dhe njëri prej tyre ka marrë një lëndim në sy.  Elton Cërriku ka marrë disa plumba pistolete. I plagosur me armë ka mbetur dhe Mihal Kacashi.

Ndërsa pronari i lokalit, Fevzi Ago, mësohet se ka marrë vetëm një lëndim në sy në momentin që ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes dy grupeve. Ago është goditur me qytën e pistoletës nga një prej autorëve. Ndërkohë, Astrit Cerriku, pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar. Breshëria e armës ka shkaktuar panik te banorët e zonës ku edhe ndodhi ngjarja.

“Rreth orës 17:20, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, në ambientet e një lokali në afërsi të Pallatit të Sportit, gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit mbi ngjarjen./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura