Emergjenca nga koronavirusi/ A do ja dalim? Kirurgu i njohur shqiptar i shqetësuar: Qëndroni në shtëpi, mos takoni askënd për 2 javë. Ajo që do bllokonte plotësisht sistemin shëndetësor është…

Mar 12, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Një nga mjekët e njohur kirurgë në Shqipëri, Arben Beqiri i shtohet zërave të bluzave të bardha që po i bëjnë apel qytetarëve shqiptarë ta marrim më me seriozitet dhe përgjegjshmëri situatën ku ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur bën thirrje të zbatohen masat e marra nga qeveria për të mos dalë nga shtëpië, pasi qëllimi kryesor është frenimi i përhapjes së infeksionit.

koronavirusi-infektivi-urgjenca6

Në një kohë që qytetarët duhet të shmangin kontaktet me persona që mund të jenë të prekur dhe ndoshta edhe nuk e dinë se janë të infektuar, mjeku thotë i shqetësuar se rrugët ende janë të mbushura dhe maskat nuk po përdoren.

Beqiri nënvizon se egzistojnë të gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum!

Duke ngritur alarmin për sistemin shëndetësor, mjeku thekson: “Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor”.

Postimi i plotë i mjekut:

A do ja dalim?

arben beq

Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme mbi pandemine nga covid 19

Me keqardhje konstatoj qe rruget e tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tektuk te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!

Nuk ka te ngjare qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.

Nuk egzistojne as veprime, masa apo buxhete magjike qe te mund te zgjidhim situaten.

Por egzistojne te gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.

Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni, dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.

A do ja dalim? Sigurisht qe PO!

Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira 2 jave. E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do ti benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!

VETEIZOLOHUNI!

E keni ju ne dore!

arben beqiri apel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura