Elton John: Do martohem me partnerin tim David Furnish

Mar 31, 2014 | 15:38
SHPËRNDAJE

Këngëtari britanik, Elton John ka njoftuar se do të martohet me partnerin e tij, David Furnish, ne nje kohe kur martesa e personave të gjinisë së njejtë është bërë ligjore në Angli dhe Uells.  Ai i tha rrjetit televiziv amerikan NBC se ceremonia e martesës do të jetë e qetë dhe private por “rast për gëzim”.
 
Ai nuk e ka shpallur datën e martesës.  Martesa e njerëzve me gjini të njejtë është legalizuar në Angli dhe Uells më 29 mars.
 
Ylli muzikor, Elton John, që prej vitit 2005 ishte në partneritet me David Furnishin, ka zhvilluar fushatë për martesat e personave me gjini të njejtë në Britani prej vitit 2012.
 
Në vitin 2013 ai nuk e respektoi thirrjen për bojkot të Rusisë në shenjë të protestës ndaj legjislacionit rus kundër homoseksualëve.
 
Por, në koncertin e mbajtur në Moskë ai u tha dashamirëve të tij se legjislacionet e këtij vendi ishin “johumane dhe izoluese”, duke theksuar se kjo e kishte “pikëlluar dhe shokuar thellë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura