Elhaida zgjedh Coccianten

Mar 30, 2013 | 16:35
SHPËRNDAJE

Merr pjesë në “The voice Italy”, e quajnë uragan.

19-vjeçarja Elhaida Dani ishte një nga konkurrentët e edicionit të parë të “The Voice of Italia”. Në episodin e transmetuar më 28 mars, ajo ka surprizuar duke kënduar “Mamma knows best” të Jessie J. Menjëherë pas performancës së saj në skenë, që është konsideruar “shokuese” për anëtarët e jurisë në sitet e përshkrimit të këtij sensacioni, artistja nga Shqipëria ka marrë epitetin “zëri i Italisë”. Kështu, për të gjithë publikun që e ka dëgjuar të kënduarin e saj “live” të një kënge që është konsideruar jashtë mase e vështirë nga juria, është bërë menjëherë prezantimi i saj me fjalët: “Ajo quhet Elhaida Dani, është nëntëmbëdhjetë vjeç dhe mund të jetë një nga premtimet e edicionit të parë të “The Voice of Italy”.Gjatë show-t të enjten e 28 marsit që ka transmetuar BBC2, në episodin e katërt para Raffaella Carrà, Riccardo Cocciante, Naomi dhe Pelù, Elhaida ka dëshmuar talentin e saj, dhe ata e kanë cilësuar ekzaltuese dhe si të paimagjinueshme, duke u shprehur me entuziazëm që ishte një surprizë e vërtetë për të katër gjyqtarët. Gjatë “provës së verbër” apo “seanca në errësirë” të intepretimit energjik të këngës “Mamma knows best” Elhaida ka arritur t’i godasë në shpirt të katër anëtarët e jurisë, shkruajnë mediat italiane. U duk se Elhaida e mundi dhe vetë pop-këngëtaren britanike Jessie J., ndërsa është cilësuar si një “uragan” në skenë. Performanca e vajzës nga Tirana la pa fjalë katër anëtarët, veçanërisht Raffaella Carrà, ndërsa publiku tregoi mirënjohjen e tij ngrohtësisht me duartrokitjet e gjata. Ajo është konsideruar e padiskutueshme dhe me aftësi vokale të veçanta dhe timbër të pastër. Në përshkrimin e saj nuk lihet pa përmendur fakti që në moshën 15-vjeçare ka fituar tashmë edicionin shqiptar të “Akademia e Yjeve”, ndërkohë që ka një një grup të madh të përkrahësve në Shqipëri. Me gjithë përvojën në skenë, Elhaida u shfaq shumë e ngazëllyer në skenën e “The Voice of Italia”. Elhaida ishte në këtë garë e shoqëruar nga familjarët. Pavarësisht emocioneve të mëdha që përjetoi në skenë, ajo u përball me sfidën si një “luaneshë” ndërsa u bashkua me ekipin e Richardo Cocciante-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura