Ekspozita, Berisha: Shqiptarët të njihen me dokumentet për pavarësinë

Nov 2, 2012 | 12:03
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i pranishëm në ekspozitën “Koha e Memorandumeve”, në Bibliotekën Kombëtare, me dokumentet që kanë në themel pavarësinë e vendit, ka ftuar qytetarët të njihen me to.

Sipas Berishës, dokumentet dëshmojnë për betejën e madhe për pavarësinë e vendit. “Mbresëlënëse janë dokumentet e lidhjes së Prizrenit, që mishërojnë idealin e bashkimit kombëtar, më fisnik i shqiptarëve, që i frymëzoi ata”- tha Berisha.

Sipas Berishes, ajo që bie në sy është një zgjim i madh i shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike dhe shqiptarëve në diasporë dhe kudo që ndodhen.

“Kjo përbën një nga habitë e mëdha të kohës, pasi kombi në një perandori tjetër zgjohet me një ndërgjegje kombëtare që do ta frymëzojë atë në një betejë për pavarësinë.”- tha ai.

Duke vlerësuar rëndësinë e ekspozitës dhe gjithçkaje të shfaqur në të, Berisha iu drejtua me një ftesë shqiptarëve. “Ftoj qytetarët të njihen me këto dokumente të shtetit të sotëm, të përpjekjeve të tyre për liri dhe dinjitet kombëtar”- tha ai.

Ekspozita, organizuar ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise titullohet  “Koha e Memorandumeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura