Gjyqi ndaj Frrokut, eksploziv në mjetin e dëshmitarit kyç. Policia e mohon: S’është e vërtetë

Sep 30, 2014 | 16:59
SHPËRNDAJE

Arben Frroku gjatë një seance gjyqësore

UPDATE- Dëshmitarit kyç në gjyqin ndaj biznesmenit Arben Frroku, ne akuze per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, i është vendosur eksploziv në makinë, duke i vene keshtu jeten ne rrezik. 

Ngjarja ka ndodhur ne daten 15 shtator, ne kohen qe deshmitari, identifikuar nga vete Frroku si Fatmir Vladi, e njohur nga akuza si Arben Ndoka, kishte cuar automjetin e tij ne nje servis. E vetem pak me pas, eshte konstatuar nje pako e dyshimte, si me lende plasese, per te cilen u therriten ekspertet e policise. 

Policia e pergenjeshtron 

Pas publikimit te lajmit se ne mjetin e deshmitarit te mbrojtur, ne procesin gjyqesor ndaj Arben Frrokut eshte gjetur nje sasi eksplozivi, reagon Policia e Shtetit duke thene se nuk eshte i vertete.

“Policia e Shtetit nё përmbushje tё misionit dhe detyrave institucionale ёshtё maksimalisht e angazhuar pёr garantimin e sigurisё pёr tё gjithё personat e pёrfshirё nё programin e posaçёm tё mbrojtjes, por njëherazi dhe për të gjithë qytetarët, që janë të gatshëm të japin informacione të vlefshme, duke kontribuar për garantimin e rendit publik dhe rritjen e sigurisë së përbashkët”- thuhet ne deklaraten zyrtare te policise. 

Nderkohe qe burime te rezervuara, bene me dije me heret se deshmitarit ne gjyqin kunder Arben Frrokut, identiteti i te cilit u zbulua nga vete i pandehuri ne nje interviste per “News 24” i eshte vendosur lende eksplozive ne automjet. 

Mesohet se gjithcka ka ndodhur ne daten 15 shtator, dite ne te cilen pronari i mjetit Fatmir Vladi e kishte cuar ate ne nje servis ne zonen e “Don Boskos”.

Komunikata e policise e dates 15 

“Më datë 15.09.2014, rreth orës 12.50, në rrugën ‘Don Bosko », pallatet Al Mak, tek servis Guzi, punonjësi i servisit gjatë kontollit në urë të mjetit «Volzvagen », me targa AA 750 GT, në pronësi të shtetasit Fatmir Vladi, ka konstatuar një send të dyshimt poshte mjetit. ( lëndë plasëse ). Në vënd ka shkuar grupi hetimor, kërkohet ekspert antiekspoziv për të kryer veprimet.”- thuhet ne komunikaten paraprake te policise, te ciles i referohet “News 24”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura