Eksperiment me Rumaninë, Salihi dhe Rama në stol

May 31, 2014 | 13:23
SHPËRNDAJE

Xhani de Biazi
Miqësorja, sot 19:00/ Zbardhen ndryshimet e De Biazit, Cikalleshi titullar

Pjesa dërrmuese e lojtarëve janë të sfilitur, edhe Gashi rezervë.

Xhani de Biazi ka ndërmend të hedhë në fushë dy sulmues për ndeshjen e sotme kundër Rumanisë në orën 19:00.
Trajneri shqiptar gjithsesi është i pakënaqur me gjendjen fizike të lojtarëve të tij, edhe pse e di mirë se nuk mund t’i fajësojë për këtë, për shkak se vijnë pas një sezoni të lodhshëm. Problemet duket se janë më shumë në repartin ofensiv, ku lojtarë si Salihi dhe Rama nuk e kanë bindur plotësisht teknikun kuqezi.

Mbrojtja
Etrit Berisha pritet të jetë titullar në portë, ndërsa reparti i mbrojtjes është ai më i qarti në kokën e De Biazit. Lilaj pritet të luajë në të djathtë, Cana me Currin në qendër, ndërsa në të majtë i përhershmi Agolli. De Biazi i ka besuar eksperiencës së Currit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar me të riun Aliti.

Mesfusha
Priten ndryshime të rëndësishme, edhe për shkak se mungojnë lojtarë si Basha, Roshi, Meha dhe Hyka. Në krahun e djathtë pritet të luajë Vila, ndërsa para mbrojtjes Abrashi me Kaçen. Ky i fundit pritet të ketë edhe një rol si organizator i ndeshjes. Risia mund të jetë Lenjani në vend të Ramës. Mesfushori i Vajadolidit nuk është në formë, vendin e tij me shumë gjasë mund ta zërë mesfushori prishtinas i Sent Gallenit.  

Sulmi
Hamdi Salihi gjithashtu nuk po kalon një moment të mirë dhe nesër mund ta nisë nga stoli. Në vend të tij pritet të jetë Cikalleshi i Kukësit. Burime pranë skuadrës kuqezi bëjnë me dije se De Biazi ka qenë i pavendosur për këtë lëvizje dhe gjatë ditës së sotme mund të ketë surpriza, por deri dje në mbrëmje kavajasi ka qenë në avantazh kundrejt shkodranit. Sulmuesi tjetër pritet të jetë Edmond Kapllani, që gjithashtu ka fituar duelin me Gashin. Në këtë mënyrë De Biazi kthehet në sistemin 4-4-2 të mirëfilltë. Në fokus pritet të jenë Curri, Lenjani dhe Abrashi, të cilët aspirojnë për të fituar hapësira gjatë edicionit të ardhshëm. Kjo ndeshje shihet si një test para ndeshjes eliminatore kundër Portugalisë në shtator.

Shqipëria 4-4-2
Berisha, Lila, Cana, Curri, Agolli, Vila, Abrashi, Kaçe, Lenjani, Cikalleshi, Kapllani.

Rumania 4-4-2
Tatarushanu, Manea, Kirikesh, Grigore, Rat, Pintili, Lazar, Maksim, Kipkiu, Tanashe, Marica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura