EKSKLUZIVE/ Zhani Ziçishti tregon si u ndalua drama që nuk e pëlqeu Enveri: E pa me Mehmetin dhe Ramizin, por në fund …

Jan 23, 2019 | 22:27
SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetën “Panorama”, Zhani Ziçishti, aktori i dhjetëra roleve në teatër e kinematografi tregon ca momente pikante nga skenat e xhirimeve.

zicishti

Aktori flet edhe për ndalimin e dramës “Njollat e murrme” me regji të Mihallaq Luarasit, kritikat e Enverit, panikun qe perfshi ne ate kohe artistet dhe tregon edhe si u prit nga publiku gjithe kjo.

ramizi-enveri-720x461

Edhe pse është larguar nga skena, Zhani Ziçishti ndjek me interes çdo debat dhe ngjarje kulturore.

Ju keni punuar për shumë vite në Teatrin e Korçës, i cili, siç e thatë, konkurronte me Teatrin Popullor, madje keni marrë edhe Flamurin e Festivalit të Teatrove… Si e kujtoni atë kohë?

Zhani-Ziçishti

Po, po, kemi marrë edhe flamurin, por na shembi Enveri atëherë për “Njollat e murrme”. Të gjitha rolet në atë vepër ishin shumë të realizuara. Mihallaq Luarasi ka qenë një nga regjisorët më të mirë, për të mos thënë më i miri. Jo se ishte njeriu ynë, por ai ishte i pari dhe pastaj vinte Pirro Mani e Kujtim Spahivogli me të tjerë.. Ishte njeri me shumë kulturë, kishte bërë shkollën e Brehtit. Të tjerët kishin bërë shkollën ruse dhe ishin të mirë për skena masive, ndërsa Luarasi, me pak personazhe, bënte shfaqje të shkëlqyera. Edhe ai aktor që kishte tri fjalë duhet të krijonte karakterin e vet.

Pse u godit “Njollat e murrme”?

Ishte një goditje shumë e rëndë. Vetë Enveri dërgoi lajmin: “Përgëzoi shokët e Korçës për shfaqjen, por të marrin flamurin e të kthehen në Korçë. Kur mbaruam Festivalin e Teatrove në Tiranë, na shtruan një darkë të madhe, ku u fol për teatrin tonë. Shfaqja u pëlqye shumë nga të gjithë. Erdhi e ndoqi Mehmet Shehu, Ramiz Alia… madje ishte ky i fundit që e ftoi Enverin të vinte e të shihte shfaqjen tonë, por ai nuk e pëlqeu se nuk dilte partia asgjëkund. Prandaj edhe na “përcolli”. Në të kundërt, ne ishim gati të dilnim jashtë shtetit me të, pasi ishte një shfaqje e nivelit europian. Aktorët ishin shumë të mirë, qoftë të vjetrit, qoftë ne të rinjtë. Të gjitha karakteret ishin të qepura shumë mirë. U filmua atëherë nga televizioni, por ma do mendja që është fshirë, është zhdukur.

Si u përcoll në Korçë kjo ngjarje?

Më pas u organizuan mbledhje të Partisë, analizuan veprën, “si na kanë shpëtuar këto gjëra”. Secili donte të ruante kokën. Por, spektatori e pëlqeu shumë, si në Korçë, e në Tiranë, me ovacione. Ishte një gjë shumë e bukur.

A u krijua panik mes artistëve?

Frika ishte shumë e madhe, jo vetëm tek artistët, por te të gjithë. Populli ishte shumë i frikësuar. Një shokun tonë e dënuan me 15 vjet burg se tha që nuk ka presh në pazar. Po të shikonim njerëzit e Degës, tmerroheshim, ndërronim rrugë..

Ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

…Vijon 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura