EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Skënderbeut do shitet në janar, zbulohet klubi që e do

Nov 15, 2018 | 9:14
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Skënderbeut dhe Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, mund të jetë shitja e madhe e klubit korçar në merkaton e janarit. Ai është një nga lojtarët me rendimet të lartë dhe këtë e ka treguar jo vetëm në sezonin aktual, por veçanërisht në të kaluarin, kur Skënderbeu mori pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Aliti

Për këtë arsye, falë paraqitjeve të mira të tij, mbrojtësi kosovar ka rënë në sy të disa ekipeve të huaja. Bëhet fjalë pikërisht për dy klube që kanë shfaqur interes për lojtarin kosovar. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se një prej klubeve që është gati të blejë kartonin e Alitit është ai i Superligës turke, Kasimpasha.

luftetari skenderbeu

Klubi turk është i pari në listën e të interesuarve në lidhje me shërbimet e mbrojtësit dhe shumë shpejt ndoshta që në impenjimet me kombëtaren e Kosovës apo ndoshta edhe në sfidën e radhës ndaj Tiranës pritet që nga Kasimpasha të dërgojnë vëzhgues special për të ndjekur nga afër Alitin. Por, nuk është vetëm skuadra e vendit të tretë në Superligën turke që interesohet.

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura