Ekonomia, Bushati: PD po mbjell pasiguri, e vërteta ndryshe

Mar 31, 2014 | 20:10
SHPËRNDAJE

TIRANE- Në përgjigje të akuzave të PD-së për dështim spektakolar të qeverisë në ekonomi, Partia Socialiste, nëpërmjet Ervin Bushatit tha se përgjegjësit janë vetë demokratët, pasi për tetë vjet me rradhë e zhytën ekonominë në krizë.

Bushati akuzoi PD-në se po përpiqet të mbjellë pasiguri tek qytetarët, duke thëne çdo ditë të pavërteta, ndërkohë që realiteti është ndryshe.

“E vërtete, që qeveria e PD e futi ekonominë në krizë: por qeveria e re po jep siguri për rritje ekonomike. Taksa e ndershme ka rritur rrogat për 97% të shqiptarëve. Është hequr taksa e biznesit të vogël dhe është ulur tatimi për fitimin e biznesit të vogël. Biznesi i madh, po ndjen një klimë të re partneriteti me qeverinë. Pas tetë vjet qëndrimi në vend numëro, procesi i legalizimeve ka filluar- duke mbajtur një tjetër premtim të rëndësishëm. Dhe çka më e rëndësishmja për ekonominë: borxhet e krijuara nga ish-qeveria e zotit Basha, po shlyhen nga qeveria e re, duke krijuar një stimul ekonomik prej me 1,1 miliardë dollarësh.”- tha Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura