Egjipti mbyll plazhet e Detit të Kuq pasi një grua vdiq nga sulmi i peshkaqenit

Jul 3, 2022 | 15:26
SHPËRNDAJE

auto_AP180785852714751656854396Guvernatori i Detit të Kuq të Egjiptit ka lëshuar një urdhër për mbylljen e disa plazheve të Detit të Kuq nga e premtja pasi në grua 68-vjeçare austriake vdiq pasi u sulmua nga peshkaqeni, raportoi të dielën Reuters.

Austriakja humbi nga sulmi i peshkaqenit po atë ditë, në brigjet e Sahl Hasheesh.

Viktima u transferua në një spital privat lokal menjëherë pas sulmit, ku ka pasur përpjekje për ta ringjallur atë, por ajo vdiq për shkak të dështimit të qarkullimit të gjakut.

Një burim sigurie shtoi gjithashtu se gruaja ka jetuar në Egjipt gjatë pesë vjetëve të fundit me burrin e saj egjiptian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura