Edi Rama, plazh te vila qeveritare në Vlorë

Aug 31, 2014 | 9:38
SHPËRNDAJE

Në foto, Edi Rama në plazh te vila qeveritare Vlorë
Për herë të parë bën pushimet si Kryeministër i vendit dhe natyrisht, duke lënë mënjanë pjesën populiste që e karakterizon zotin Rama, gjithsesi disa privilegje që i takojnë, nuk mund t’i anashkalojë. Dikur si kryeministër, paraardhësi i tij Sali Berisha preferonte vilën qeveritare të Dhërmiut, aty ku thyente dhe rekordet e notit, por sipas informacioneve tona sivjet atë vilë e ka përdorur Presidenti Nishani. Ndërkohë, zoti Rama ka përdorur vilën qeveritare të Vlorës dhe aty është fotografuar nga paparaci ynë. Ky i fundit dëshmon se Rama ka bërë shumë pak plazh, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes së tij ka bërë pushime të plota dhe të pandërprera. Tani pushimet e Kryeminsitrit natyrisht që janë më spaeciale, sepse në familjen e tij ka hyrë edhe një pjesëtar i ri, Zaho, djali i Ramës, i cili erdhi në jetë pak javë më parë nga martesa me Linda Ramën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura