“Edhe nëse ka pasur lidhje jashtëmartesore, nuk përbën vepër penale!” – Zbardhen pretendimet e palës mbrojtëse të Erdgys Arrazit: S’ka prova që ai është shkaktar i vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve

May 7, 2024 | 16:09
SHPËRNDAJE

Avokati mbrojtës i Erdgys Arrazit, 31-vjeçarit të lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, pasi akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët e tyre, pretendon se nuk ka asnjë provë që klienti i tij të jetë shkaktar i aktit të ndërmarrë nga bashkëshortja e tij.

erdgys arrazi alma arrazi

Avokati Blerim Bazhdari, kërkoi në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi, pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Ndër të tjera, ai është shprehur edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit më një vajzë 18-vjeçare, duke thënë se edhe nëse ka patur, kjo nuk përbën një vepër penale.

Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat.

Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.

Po ashtu, në seancë, pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

LEXO EDHE: 

Bashkëshortja u mbyt në lumin Bunës së bashku me 3 fëmijët e tyre, Gjykata jep vendimin për Erdgys Arrazin

Gruaja bashkë më tre fëmijët u mbytën në Bunë, Erdgys Arrazi hesht para togave të zeza! Avokati mbrojtës mohon pretendimet për dhunë psikologjike: Alma vuante nga….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura