E tmerrshme/ Ky është vendi që ka tërhequr bukët nga tregu pasi janë gjetur copa minjsh

May 10, 2024 | 9:24
SHPËRNDAJE

Një numër i caktuar bukësh janë tërhequr në Japoni pasi janë gjetur se përmbajnë mbetje minjsh.

buke

Prodhimi i bukës në Tokio është ndaluar pasi pjesë të një “kafshe të vogël” janë gjetur nga të paktën dy persona.

Firma “Pasco Shikishima Corp”, që prodhon bukën, ka thënë se 104,000 pako me bukë janë tërhequr ndërsa ka kërkuar falje dhe ka premtuar kompensim, raportoi NBC News.

Nuk është raportuar për ndonjë person të sëmurë nga ngrënia e kësaj buke.

Kjo është në radhët e skandaleve të sigurisë së ushqimit në Japoni. Muajin e kaluar, tri suplemente nga farmacia “Kobayashi” u tërhoqën pas raportimeve për vdekje. Më herët, ishin gjetur buburreca në orizin e prodhuar nga “Ëarabeyya Nichiyo”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura