E rëndë/ Përmbyset traktori, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar. Ishte nisur për punë në një…

May 10, 2020 | 18:03
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi traktori me të cilin po shkonte për të punuar një ullishte është përmbysur.

traktor 1

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Megaplatano Atalanti, në Greqi.

I riu që drejtonte traktorin ishte nisur për të punuar ne një fermë me ullinj, por në rrethana ende të paqarta traktori është përmbysur duke i marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Raportohet se në vendngjarje mbërriti ambulanca me dy zjarrfikëse, por shqiptari kishte ndërruar jetë.

traktor 3 traktor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura