E rëndë në Greqi/ Prindërit hedhin në koshin e plehrave foshnjën e porsalindur, ja për cfarë po heton policia

May 10, 2024 | 15:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vravrona, Greqi, ku dyshohet se prindërit kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre të porsalindur.

grrr

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por sipas informacioneve nga mediat greke, pas lindjes së foshnjës, prindërit të cilët janë nga Nepali e kanë hedhur foshnjën në kosh, pa u identifikuar ende.

Sipas burimeve të policisë, gruaja ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ajo ka abortuar apo ka lindur normalisht, më pas kanë thirruR autoritetet.

Policia është duke hetuar nëse foshnja ka lindur i vdekur, apo ka lindur gjallë dhe prindërit më pas e kanë vrarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura