E mitura: Tmerri 15 minuta në banesën e të moshuarit

Apr 30, 2013 | 12:05
SHPËRNDAJE
Policia e Sarandës

I arrestuari për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur mohon akuzën në polici. Eqerem Muho ka pranuar se e ka mbajtur 6- vjeçaren në banesën e tij për disa minuta, por sipas dëshmisë së dhënë në Polici “përkëdheljet” ndaj saj ishin në sensin njerëzor dhe jo intim. Dëshmia e të miturës, dhënë në Ppolici në prezencë të prindërve të saj, ka qenë e mjaftueshme për t’i vënë atij prangat. “Më mori në shtëpi dhe nisi të më zhvishte. Më pas më preku nëpër trup”. Kështu ka deponuar e mitura në prani edhe të një psikologu, duke konfirmuar kështu dyshimet për ngacmime seksuale ndaj saj. Ngjarja që solli arrestimin e 69-vjeçarit ndodhi në orët e vona të pasdites së të dielës. Për rreth 15 minuta, e mitura është mbajtur në banesën e Muhos, ndërsa ky i fundit ka kryer vepra të turpshme ndaj saj duke e prekur dhe përkëdhelur. Policia konfirmoi se fatmirësisht ai nuk ka arritur të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Arrestimi është kryer rreth orës 23:00, pasi në Policinë e qytetit të Delvinës kanë kryer kallëzimin ndaj bashkëqytetarit të tyre. Referuar rastit mjaft delikat, si dhe evidentimit të disa rasteve në kohët e fundit nëpër rrethe të ndryshme të abuzimeve ndaj të miturve, policia e ka vlerësuar maksimalisht kallëzimin dhe veproi në një kohë mjaft të shpejtë duke i vendosur prangat 69-vjeçarit.
Pas hetimit të kryer, rezultoi se Muho jetonte me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët kishin secili shtëpinë e tyre po në Delvinë. Ai ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ndodhej e shoqja, dhe nëpërmjet mashtrimit ka arritur të marrë në banesë 6-vjeçaren, që në atë moment është ndodhur e vetme afër shtëpisë së tij.
Burime nga Policia bënë të ditur se pas arrestimit, Muho nuk ka pranuar se kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të  miturën. “E mora vajzën në shtëpi vetëm për ta përkëdhelur. Por jo në kuptimin intim”. Kështu është shprehur 69-vjeçari pas ndalimit, ndërsa më pas është dërguar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Sarandës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se Eqerem Muho ka qenë vetëm në banesën e tij. Ai ka marrë nga jashtë vogëlushen dhe, duke e përkëdhelur, e ka futur atë në banesë. Atje e ka zhveshur atë pjesërisht dhe ka nisur ta përkëdhelë e të kryejë veprime të turpshme, veprime që i ka pohuar vetë e mitura para prindërve e policisë. Sot pritet që ai të dalë para togave të zeza dhe t’i komunikohet masa e sigurisë.

DELVINE/ SHPRESA DINE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura