E komunikon klubi, Napoli i beson pankinën ish-trajnerit të Interit

May 29, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Napoli ka bërë zyrtare trajnerin e ri, pas shkarkimit të Ivan Xhenaro Gatuzos.

SPALETI

Skuadrën e kaltër do ta drejtojë ish-trajneri i Interit dhe i Romës, Luçiano Spaleti.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Kampanja me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke thënë se trajneri do të nisë nga puna në 1 korrik, datë ku nis puna e sezonit të ri futbollistik 2021/2022.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË NAPOLIT –

“Jemi të nderuar të komunikojmë se Luçiano Spaleti do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Napolit duke filluar nga 1 korriku. Mirëserdhe Luçiano, së bashku do të bëjmë një punë të madhe”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura