E dashura e Hollande nominohet për çmimet Oscar franceze!

Jan 31, 2014 | 19:23
SHPËRNDAJE

Julie Gayet

Julie Gayet, aktorja e dyshuar si e dashura e presidentit francez, Francois Hollande, është nominuar si aktorja më e mirë jo protagoniste për filmin “Quai d’Orsay” nga Bertrand Tavernier.

Kjo është bërë me dije nga Akademia, e çmimeve Oscar të kinemasë franceze. Në film, Gayet, 41 vjeç, luan rolin e një punonjëse të Ministrisë së Jashtme.

Gayet ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak te lidhjes së saj me Presidentin, Hollande, lidhje e cila çoi edhe në ndarjen e Presidentit me partneren e tij, Valérie Trierëeiler.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura