Dyshohet se vrau dy kolegët e tij në Kiev, arrestohet ushtari ukrainas! Ngjarja ndodhi pas dehjes me alkool

Oct 3, 2023 | 20:54
SHPËRNDAJE

Një ushtar ukrainas është arrestuar me dyshimin për vrasjen e dy oficerëve të tjerë në Kiev.

lcimg-89b90ad8-cf0d-4f63-a0e3-b33d48f5d058

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur teksa autori ishte i dehur, pas një nate ku kishte konsumuar alkool me shokët e skuadrës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas tha në një postim në faqen e saj të internetit se ushtari kishte pirë alkool me dy kolegët e tij në kryeqytet gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një turni 24 orësh.

Më pas ai dyshohet se qëlloi dhe vrau të dy ushtarët “si rezultat i një konflikti të papritur”, përpara se të përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se një pushkë kallashnikov u sekuestrua nga oficerët e zbatimit të ligjit që ndaluan të dyshuarin.

Po ashtu zyra e Prokurorit të Përgjithshëm shtoi se “të gjitha rrethanat e vrasjes janë duke u vërtetuar” dhe një hetim është duke u zhvilluar lidhur me ngjarjen.

Kujtojmë se që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë nga fqinjit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura