Dy tërmete në periferi të Tiranës

May 31, 2012 | 13:18
SHPËRNDAJE

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti u regjistruan dje në qytetin dhe rrethinat e Tiranës rreth orës 12:50. Lëkundja e parë ka qenë me një magnitudë të ulët, ndërsa e dyta, që është ndjerë më shumë, ka qenë me magnitudë 2.9. Epiqendra e tërmetit regjistrohet 5 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 8 kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytet, sidomos në ndërtesat shumëkatëshe. Fatmirësisht nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale. Ndërkohë, nga sa bënë me dije specialistët e Institutit Sizmologjik Shqiptar, në orët e para e para të mëngjesit u regjistrua edhe  një tjetër tërmet pranë qytetit të Peshkopisë, me magnitudë 1.9. Zona mesdhetare njihet si një ndër zonat me aktivitet të dendur sizmologjik. I fundit tërmet tragjik është ai i regjistruar dje ditë më parë në Veriun e Italisë. Kjo zonë vazhdon të lëkundet e paniku e frika mbajnë të pushtuar popullsinë e Emilia Romagnas. Bilanci i viktimave ka  shkuar në 17 të vdekur 350 të plagosur e 18 mijë të zhvendosur pas tërmetit me magnitudë 5.8, i dyti në më pak se një javë.Viktima e fundit është nxjerrë nga rrënojat në qytetin e Medolla, 45 km në veri-perëndim të Bolonjës.E milia Romagna ishte ende duke u përpjekur të rimëkëmbej nga tërmeti i pak ditëve me parë, që u mori jetën 7 personave e shkaktoi dëme me vlerë mbi 200 milionë dollarë. Trupat qeveritare janë dislokuar  tani në zonat e prekura si dhe një takim emergjence i kabinetit do të përcaktojë hapat që do të ndiqen me tej, ndërsa vazhdojnë kërkimet në rajonin e milia romanas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura