Dy të vdekur në aksidente në Durrës e Kukës

May 31, 2013 | 12:49
SHPËRNDAJE

DURRES-KUKES – Humbin jetën dy persona si pasojë e aksidenteve që ndodhën dje në Durrës dhe në Kukës. Policia e Durrësit bëri të ditur se arrestoi Arbër Doganin, 24 vjeç. Duke drejtuar autoveturën e tij “Ford” me targë AA 089 AH, në afërsi të Urës së Dajlanit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një motoçikletë pa targa që drejtohej nga Erblin Jashari, 21 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës. Në Kukës, një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ndodhi në Lagjen Nr. 2 të qytetit, ndërkohë që Policia bëri me dije se viktima është Nustret Tafhasi. Nga hetimet paraprake mësohet se 60-vjeçari po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Bujar Bilali, i shpallur tashmë në kërkim.         l.m/j.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura