Dy nxënës të Medresesë, të parët në SHBA

May 31, 2013 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kanë rrëmbyer medaljen e artë duke dalë të parët mes 70 vendeve pjesëmarrëse. Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Enes Hyka dhe Mehmet Demirxhan, janë dy “shkencëtarët” shqiptarë që kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP 2013”, në fushën e projekteve inxhinierike e mjedisore për energji botërore të qëndrueshme, të organizuar në datat 8-13 maj në Hjuston (Teksas) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë janë rikthyer në atdhe fitimtarë, pasi ngritën flamurin shqiptar dhe u larguan nga Shtetet e Bashkuara duke lënë përshtypjet më të mira te juria dhe personalitetet shkencore pjesëmarrëse. “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolimit termik dhe zanor duke përdorur mbetjet e baterive” është projekti i medresistëve shqiptarë, që u rendit i pari ndër 500 projekte pjesëmarrëse nga 70 vende të ndryshme të botës. Për të realizuar këtë projekt, i cili zgjati rreth 7 muaj, nxënësit kanë zhvilluar eksperimente të ndryshme në bashkëpunim me profesorë të fushës përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura