Dy gola në derbi, Maget, një “diamant” në duart e të kuqve

Apr 29, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Maget është aktualisht “diamanti” më me vlerë në duart e Partizanit.

WhatsApp Image 2024-04-29 at 10.54.55

Mbrëmë tregoi edhe një herë se ky është sezoni i tij. Dy gola, njëri më i bukur se tjetri me një të majtë “të artë”. Tre gola në derbi në këtë sezon dhe paraqitje të lojtari të një kalibri që Kategoria Superiore i sheh rrallë dhe nuk i mban dot shumë gjatë.

Mbrëmë ndoshta ishte derbi i fundit i Maget Gueje, që në verë pritet të ketë oferta me shumicë. 21- vjeçari i lindur në qytetin e Sakal në Senegal erdhi te Partizani në shtator të vitit 2021, pas përpjekjes së Ilir Dajës dhe drejtorit Olsi Rama. Në dy sezone dëmtimet dhe problemet me drejtuesit e penguan, por djaloshi u ndez nga Zoran Zekiç dhe po dhuron ndeshje pas ndeshje paraqitje fantastike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura