Dy biletat e fundit për në çerekfinale, nesër radha e Spanjës, Portugalisë dhe Zvicrës së shqiptarëve

Dec 5, 2022 | 22:23
SHPËRNDAJE

Kroacia dhe Brazili ishin dy skuadrat që ditën e sotme siguruan një biletë për në fazën çerefinale të Kupës së Botës, ndërkohë që ditën e nesërme do të zbulohen edhe 2 skuadrat e fundit që do të plotësojnë pazëllin me 8 ekipet që avancojnë për më tej.

8e56a23f40cbde183876d2dd0e6ce525

Në orën 16:00, do të zhvillohet dueli mes Marokut dhe Spanjës, që pritet të jetë tepër i luftuar. Padyshim që iberikët vijnë favoritë në këtë duel, teksa çerekfianlja për ta duket një detyrim.

Ndërkohë mbrëmja rezervon një tjetër duel spektakolar, atë mes Portugalisë së Kristiano Ronaldos dhe Zvicrës së Xhakës, Shaqirit & CO.

Helvetët pas triumfit ndaj Serbisë, do të kërkojnë të superizojnë edhe Portugalinë, e cila në këtë duel vjen pas disfatës në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Koresë së Jugut.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura