Durrës, plagoset me armë një 16-vjeçar

Jul 29, 2011 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një 16- vjeçar është plagosur sot pas një grindje me armë mes disa të rinjëve. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet me dije. Po sipas policisë, i plagosuri ka marrë 3 plumba, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Nga të dhënat e para, thuhet se shkak për plagosjen është bërë një grindje mes të rinjëve për shkaqe ende të panjohura.

16- vjeçari është plagosur me armë të tipit, pistoletë. Policia po punon për kapjen e autorëve të plagosjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura