DURRES/ Kanabis në gomat e makinës, kapet në port

Jul 31, 2012 | 13:01
SHPËRNDAJE

DURRES – Një 55-vjeçar u arrestua në Portin e Durrësit duke tentuar të trafikojë drejt Italisë një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Policia e Durrësit njoftoi se mëngjesin e së dielës u bë arrestimi në flagrancë i Ndue Pjetrit, banor i qytetit. Gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Opel Astra” me targa AA 271 BK, e cila do të ngjitej në tragetin e linjës Durrës-Buri, u gjetën 34 pako me lëndën narkotike. Droga u gjet në brendësi të dy gomave të pasme të makinës. Nga kontrolli i mëtejshëm në shtëpinë e Pjetrit u zbulua dhe një sasi tjetër me lëndë të ngjashme narkotike, e cila në total arrinte në 10 kg e 277 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, një telefon dhe shuma prej 200 eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura