Durrës, Armand Teliti, kreu i ri i Qarkut

Jan 31, 2013 | 12:52
SHPËRNDAJE
Armand Teliti

DURRES – Këshilli i Qarkut të Durrësit zgjodhi dje kryetarin e ri. Armand Teliti, i propozuar nga këshilltarët e djathtë, u zgjodh me 30 vota në këtë detyrë, pas dorëheqjes së ish-kryetares Eglantina Begteshi. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqje në fillim të mbledhjes, duke e argumentuar atë me mbushjen e moshës së daljes në pension. I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili e ka vlerësuar kontributin e Begteshit në drejtimin e Qarkut. Gjatë procesit të votimit nuk morën pjesë këshilltarët e grupit të majtë. Në emër të tyre, këshilltari Indrit Buka u shpreh se “ne nuk jemi njoftuar për këtë gjë dhe kërkojmë më shumë kohë në dispozicion, në mënyrë që të biem dakord dhe të votojmë për kryetarin e ri”. Kërkesa e të majtëve nuk është marrë parasysh nga maxhoranca në Qark. Teliti falënderoi në fund të mbledhjes ata që e votuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura