Droga, 13 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Sep 30, 2013 | 18:47
SHPËRNDAJE

Policia italiane

VERONA- Trembëdhjetë persona janë arrestuar nga policia italiane, si pjesë e një hetimi anti-drogë. Në kuadër të operacionit “Sceriffo”, policia tha se 9 persona janë në burg, ndërsa ndaj katër të tjerëve është marrë masa e arrestit shtëpiak.

Banda është e përbërë nga shqiptarë, marokenë dhe italianë. Janë denoncuar rreth 21 persona nga nëntori 2012, maj 2013, të cilët janë përgjegjës për rreth 3 mijë raste të evidentuara të shpërndarjes së drogës.

Në bazë të hetimeve policia ka zbuluar se shpërndarësit e drogës përdornin një gjuhë  “të fshehur” me qëllim shmangien e policisë. Kështu për shitjen e hashashit ata përdornin fjalët “vend, djalë, bukë, kafe, etj”, për kokainën përdoreshin fjalët, “vajzë e vogël, birrë, etj” ndërsa për të blerë heroinë atehër në telefon duhet të kërkoje “ darkë, ilaç ose makinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura