Drejtori i Policisë Tiranë: Tentuan të futen në qendër 110 furgonë

Feb 28, 2014 | 15:25
SHPËRNDAJE

TIRANE- Drejtori i Policise se Qarkut Tirane, Ardian Cipa e ka quajtur te paligjshme tentativen e  protestuesve per te futur ne qender te Tiranes rreth 110 furgona. “Keta pas kërkesës për parkim në vendin e caktuar kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve për hyrjen në qytetin e Tiranës duke i mbajtur të bllokuara për rreth dy orë e duke paralizuar qarkullimin e lirë të mjeteve”- tha ai, gjate nje deklarate per media.

Sipas tij, policia e Tiranës në zbatim të legjislacionit në fuqi do të marrë në çdo rast masat për të siguruar mbarëvajtjen e tubimeve të kërkuar nga subjekte apo organizata të ndryshme si një detyrim ligjor për të garantuar një të drejtë universale të shtetasve e subjekteve për tubim.

“Gjithashtu policia e Tiranës është e vendosur dhe nuk do të lejojë në asnjë rast cënimin e ligjit, duke kryer me rigorozitet detyrën. Sa më lart, kërkojmë nga ana subjekteve dhe pjesëmarrësve të mos nxisin veprime të cilat bien ndesh me ligjin”- tha ai.

Cipa sqaroi se ishin njoftuar per tubim paqesor, me qëllim lejimin e veprimtarisë vatje – ardhje të drejtuesve të automjeteve 8+1, e cila do të zhvillohej ditën e sotme në Sheshin “Nënë Tereza” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura