Drejtoresha e AZHBR-së: Në dy vite kemi investuar 100 mln euro, shumica për modernizmin e bujqësisë

| 11:41
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ka bërë një përmbledhje të investimeve në bujqësi që në vitin 2018, kur edhe është akredituar ky institucion.

Gjatë konferencës me Kryeministri Rama, Krifca tha se janë investuar mbi 100 mln euro në ferma, nga këto 45 mln janë grante falas për të ndihmuar fermerët.

“Që nga 30 tetori i 2018, kur AZHBR u akreditua kemi krijuar kantierin më të madh të zhvillimit të bujqësisë. Kemi angazhuar 262 kontrata, kemi injektuar mbi 100 mln euro në fermë, nga këto 45 milionë euro janë grant falas që kanë ndihmuar zhvillimin e 24 fermave, 34 ha sera, 18 projekte mbjellje, 8 investiume për sistemin e mjeljeve, 38 linja përpunimi, 28 ambiente grumbullimi, 19 investime frigoriferike, 5 thertore të reja moderne, 72 investime në makineri bujqësore që ka mekanizuar proceset e punës. Këto investime janë kryer në cdo qark dhe në 66 bashki të vendit”, tha Krifcka në një konferencë me kryeministrin Rama.

Krifca po ashtu bëri të ditur se për të frymëzuar të rinjtë në sektorin e bujqësisë, kanë krijuar lehtësira për aplikantët nën moshën 40 vjec. Sipas saj, investimet më të mëdha janë për të modernizuar bujqësinë.

“Jemi një vend me popullatë të re dhe për të frymëzuar të rinjtë në bujqësi kemi ofruar avantazh në pikëzimin e projekteve me 5% më shumë grant për aplikantët që janë nën moshën 40 vjeç.

Ndërkohë gjatë 2020 kemi financiar 10 mln euro për fermerët e vegjël, për mbi 5500 blegtorë që mbarshtojnë gjedhë, bletë dhe kanë shtruar plasmas për ruajtjen e produkteve. Ajo që ka bërë AZHBR është puna që synon të sjellë prodhime cilësore për konsumatorët.  Nga mbi 100 mln euro në këtë sektor në dy vitet e fundit rreth 90 mln euro janë për modernizimin e bujqësisë”, tha Krifca.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.