Draksler tek Arsenali për 30 mln paund

Jan 31, 2014 | 13:26
SHPËRNDAJE

Nuk do të dorëzohet deri në sekondat e fundit Arsen Venger për yllin e Shalkes, Julian Draksler. Pavarësisht se menaxheri i bluve mbretërorë Horst Heldt ripërsëriti për të disatën herë mbrëmë se për talentin 20-vjeçar nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë, Arsenali vijon negociatat dhe mediat ishullore janë shumë të sigurta se akordi mund të arrihet sot përpara orës 00:00. Oferta e londinezëve është më se joshëse për mesfushorin, sepse gati i dyfishon rrogën, nga 45 mijë paund në javë në “Veltins Arena”, në 80 mijë paund. Anglezët ofrojnë 30 milionë paund për kartonin, ndërsa Shalke këmbëngul për 5 milionë shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura