Programi i PS e reforma,Rama:Fitore e zgjedhjeve

Oct 31, 2011 | 12:28
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama është shprehur entuziast për dy draftet e Kongresit të 5 nëntorit, programin bazë të PS-së dhe dokumentin për reformën organizative të saj, duke deklaruar se me to do të shkohet në fitoren e zgjedhjeve.

Në një dalje per mediat nga selia e PS-së, Rama ka falenderuar grupet e punës së Asamblesë Kombëtare për hartimin e tyre, duke shtuar se programi bazë është plot vizion, ide dhe alternativa konkrete që do shtjellohet me gjithë njerëzit në cdo qytet dhe cdo fshat.

“Me to kemi risi organizative, mundësi për të hapur PS si një parti të cdo shqiptari që do të bëhet pjesë e ndryshimit të domosdoshëm. Propozimi ynë për heqjn e taksës që qeveria u merr për bukën, qumështin, vezën dhe iacet për uljen në 6% të taksës për cdo faturë dritash dhe takses për imputet bujqësore kanë ngjallur interes.

Me këto masa radikale të domosdoshme ulja e kostos së jetesës së familjes së zakonshme do të jetë shumë e ndjeshme, ne do e bëjmë realitet sa të vijmë në qeveri”- tha Rama.

Sipas tij, këto janë taksa hileqare që qeveria ia merr cdo shqiptari që ha bukë, apo pi një aspirinë dhe propozimet e PS-së, sipas tij s’kanë lidhje me shpifjet e Saliut.

“Këto janë masa që u shërbejnë njerëzve të zakonshëm që paguajnë taksë 20% për cdo kafshatë bukë, gllënjkë qumësht apo një kokërr vezë. Ne do i heqim, e bashkë me to dhe taksën e imputeve bujqësore dhe nuk do e prekim TVSH e prodhimeve të fushës si gënjen Saliu, pasi do i mbrojmë këto prodhime”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura