Londër, koncert gala për Gorbacovin

Mar 31, 2011 | 16:28
SHPËRNDAJE

Koncert gala në Royal Albert Hall në Londër për nder të ditëlindjes së 80-të te Gorbacovit (Mikhail Gorbachev). Pjesë e koncertit u bënë shumë njerëz të njohur të botës së artit e jo vetëm. Nderin e të zonjës së shtëpisë e bëri Sharon Stone, që për preznatimin mori një goxha shumë stërlinash. Në krah të saj ishte Kevin Spacey. Në fund të ceremonisë, të gjithë kënduan së bashku për nder të atij që i dha fund Luftës së Ftohtë dhe në vitin 1990 u nderua me Nobel për Paqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura