Ballafaqimi i dytë, Doshi e Bami vetëm për vetëm 4 orë, bisedat u përgjuan. Doshi përmendi fakte, Bami heshti

Mar 15, 2015 | 20:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka përfunduar dje pas afro tetë orësh e gjysmë përballja mes deputetit të Shkodrës, Tom Doshi dhe ‘atentatorit’ Durim Bami, përballja e dytë kjo me personin, që sipas Doshit, ishte porositur e paguar për eleminimin e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Dy personat qe pretendohet se jane njohur me njeri-tjetrin qe prej muajit gusht te vitit 2014. kane qendruar vetem per vetem dje per gati kater ore. Te gjitha komunikimet e tyre, mesohet se jane regjistruar me ane te pajisjeve te pergjimit zanor, qe ishin vendosur me pare ne sallen ku qendruan deputeti Doshi dhe shtetasi Durim Bami.

TOM DOSHI (MAJTAS) DURIM BAMI, I DYSHUARI SI I PENDUAR PER
VRASJEN E DY DEPUTETEVE

Mesohet se Doshi eshte lejuar t’i drejtoje cdo pyetje dhe t’i permende cdo prove e detaj Durim Bamit, por jo te ndikonte ne theniet e tij. Gjate bisedes 4-oreshe, Doshi i ka permendur Bamit disa fakte konkrete, sic jane vendet ku jane takuar dhe koha kur kane ndodhur. 

Mesohet se teksa Doshi i ka perseritur kerkesen “per te thene te verteten” qe i ka thene atij disa kohe me pare, Bami ka preferuar te qendroje i heshtur, pa folur gjate dhe ne detaje.

Por mesohet se ashtu sikurse edhe ne seancat e tjera, Bami ka mohuar te kete marre posori per vrasjen e dy deputeteve Doshi-Fufi, dhe ka pohuar se deklaratat qe ka bere ia ka kerkuar deputeti i Shkodres qe t’i bente ne ate menyre, pasi i ka premtuar mbrojtje fizike. 

Avokati i ‘atentatorit’: Informacionet, sekret hetimor/ Durim Bami i shoqëruar nga policia ka lënë i pari zyrat e prokurorisë.

Bami duke u larguar nga prokuroria drejt qelisë

Cili është qendrimi i Bamit?

“U bë një ballafaqim…nuk na lejohet të bëjmë komunikim se është sekret hetimor”, tha avokati i Durim Bamit, Ilir Murati. 

Ilir Murati, avokati i Durim Bamit

Deputeti Tom Doshi u largua në orën 18:100 nga prokuroria, nga ku nuk bëri komunikim me mediat, siç ishte deklaruar se do ndodhte më herët nga familjarët e tij.  

Doshi duke u larguar nga prokuroria

 

Makina e Doshit duke pritur deputetin të dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Doshi eshte para te hyje ne organin e akuzes ne oren 09.00 te mengjesit te sotem, nderkohe qe pak minuta para e te mberrinte Doshi, ne organin e akuzes, shoqeruar me dy automjete te sigurise ka mberritur edhe ‘atentatori’ Durim Bami.

 “Vrasesi” me pagese qe do te eleminonte deputetin Dodhi dhe ate demokrat Fufi, sipas Prokurorisë do të vazhdojë të ballafaqohet sot e në ditët në vazhdim me deputetin Tom Doshi, me deputetin Mark Frroku dhe me biznesmenin Fajton Skënderi.

Doshi paraqitet keshtu për të pestën herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nderkohe qe ballafaqimi i sotem me Durim Bamin, personin që deputeti pretendon se është porositur për eliminimin fizik të tij, pason ate te nje dite me pare.

Sipas burimeve nga organi i akuzës veprimet hetimore të kryera ditën e djeshme kanë efektin e provës materiale për t’u përdorur. Veprimet e djeshme hetimore me Durim Bamin të kryera në të gjitha seancat e ballafaqimit të tij me Tom Doshin, shoferin dhe të afërmit e deputetit, janë ndjekur edhe nga avokati mbrojtës i 36-vjeçarit të arrestuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura