“Do thoni ju kujt i plas? Mua!”- Ronela Hajati ironizon kolegët që e kritikuan për tekstin e “Sekret”: Urrejtje për një vajzë si unë, e neveritshme! Më falni të gjithë ju “poetët” që…

Jan 1, 2022 | 11:27
SHPËRNDAJE

Fitorja e “Sekret” të Ronela Hajatit në Festivalin e RTSH-së u prit me kritika nga disa artistë të njohur shqiptarë.

ronela hajati (3)

“Çfarë degradimi”, shkroi Stefi Prifti për tekstin e këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kritikët thanë se teksti i “Sekret” nuk përcillte asnjë mesazh. Ronela Hajati reagoi për herë të parë ndaj komenteve negative për këngën e saj duke ironizuar kolegët.

“Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste, as muzikë por ulet dhe punon”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

ronela hajati1

Këngëtarja u shpreh se “kjo urrejtje nga artistë për një vajze që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike”.

festivali-ronela hajati (3)

Ronela Hajati shkoi se komentet negative kanë ardhur vetëm nga artistë shqiptarë, duke nënvizuar se “performanca e saj është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë”.

Artistja gjithashtu reflektoi për dy vitet e fundit që lamë pas, duke thënë se kanë qenë më të vështirët për jetën e saj, duke refuzuar të tregojë arsyen.

ronelahajati fest2

Postimi i plotë:

Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato më të vështirat për t’u fshehur që çdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga një faktor tjetër që nuk dua te përmend. Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet me njeri tjetrin!

Sepse nuk e kemi…

Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhe. Kemi punuar aq shume për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma.

Performanca ime është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt janë 95 përqind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste për një vajze që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut! Komentet e këqija kanë qenë minimale por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni të gjithë ju “poetët” që zhargonin e keni të mrekullueshëm! Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste, as muzikë por ulet dhe punon! Gëzuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetëm shëndet se të gjitha rregullohen ❤️

/Panoramaplus.al

ronela hajati (4)

ronela hajati (2) ronela hajati (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura