Divorci i vitit: Manjati rus Ryboblev, 564 milionë franga zvicerane gruas

Jun 16, 2015 | 14:01
SHPËRNDAJE


Lajme të mira për miliarderin rus Dmitry Rybolovlev dhe për tifozët e Monakos. Të enjten, Gjykata e Gjenevës vendosi që 49-vjeçari duhet të paguajë 564 milionë franga zvicerane që të divorcohet nga gruaja e tij Elena. Rybolovlev ia detyron pasurinë shitjes së ndërmarrjes së tij të potasit, një nga më të mëdhatë në botë. Por, rekordin e divorcit më të shtrenjtë e mban Rupert Murdoch, i cili në 1999 pagoi 1.7 miliardë dollarë për t’u ndarë nga gruaja e tij e dytë, Anna.
Rybolovlev, përveçse pronar i AS Monaco, ka në pronësi edhe ishullin grek të Skorpios, që i përkiste Athina Onassis. Manjati rus ka në pronësi edhe vilën në Miami që i përkiste Donald Trump. Vetëm dy vjet më parë ai i ka blerë të bijës Ekatarina Rybolovleva, një superapartament në 15 Central Park West në  Manhattan, që ka kushtuar 88 milionë dollarë. Ish-pronari i apartamentit do t’i japë ato para për bamirësi.
Një tjetër miliarder që e ka “pësuar” nga divorci është Harald Hamm, administratori i deleguar i Continental Resources, i cili i duhet t’i japë ish-gruas së tij Sue Ann Hamm gati një miliard  dollarë (ekzaktësisht 995 milionë). Gjithsesi, një shifër inferiore krahasuar me 17 miliardë dollarët e kërkuar nga avokatët e së shoqes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura