Ditëlindja e Ismail Kadaresë/ Agron Gjekmarkaj: Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha! Le të bëjmë detyrën tonë, të përpiqemi ta kuptojmë atë

Jan 28, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

agron-gjekmarkaj-675x450-1

Nga Agron Gjekmarkaj

Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha.

Nuk ishte vetëm  një kohë e terrorit qe edhe kohë e letërsisë. Shkrimtari mbretëronte përballë tiranit.

Në murin  pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijëra   faqe   nga   letërsia   e   Ismail   Kadaresë gdhendeshin.   Ato lexoheshin në dy anët njësoj. Para atij  muri ai luante vallen si instinkt  bazik i njeriut që thërret   liri.   Nuk   ishte   një valle   makabre.   I   lëvizte këmbët  pafajësia. Ishte pafajësia  e një buzëqeshjeje të përgjakur. Nese do i kërkonim ndihmë Kunderes sivellaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.

Jeta, mbijetesa, ndërgjegjja e lidhjes që nuk  ndryshket kurrë mes se mirës dhe se keqes, të qenit i huaj në token tënde    por edhe përgjegjës madhor për fatin e saj   nga një ngjizje misterioze i   bëjnë tekstet   e   Kadaresë     vështruese   të një “momentumi” pa  të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pameshirshmin shtrat  të Prokrustit.

Paradoksalisht, ose si dëshmi e nje spirance  ngulur në rrënjët e tokës si dhembet e Kadmosit në kujtesën mitologjike të lexuara sot ose nesër ato   paraqiten  të domosdoshme,   duke   ndikuar   mbi axhenden   kulturore    dhe   mendimin   e   çdo   kujt   duke humbur   disa   përmasa   per   të fituar    të tjera   tek universalja, vija trashendentale e ” botes sanë”. Gjithmonë  është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ënde s’ka trokitur. Aktualja   si   e   transformuar   me   teknologji artificiale nuk   mplaket   kurrë   aty.     E   ndjek   njeriun personazh , shqiptar , francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast përtej krahinës, moteve, kombeve , gjeografisë, sistemeve  dhe gjuhës.

Një kulturë  (ajo shqiptare) nuk rritet  duke u asimiluar brenda kulturave më të forta , por nese ajo dialogun me   ato, kurioze për të mësuar.

Kadare e shkaktoi këtë  kuriozitet , më saktë e imponoi, edhe përtej dëshirës së të tjerëve, sapo e kudo si gjithë  gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shndërrohen në fenomene. Brenda  historinë  , gjenerues    i saj, me letërsinë dhe bërës    i   saj,   tek   Europa   si   bir   i   vet   që i   përkufizon  identitetin me “ulërimën   civile” të Mun  në fytyrën noprane e nazike, shqiptar   i   vjetër   sa   të gjithë shekujt   bashkë ,   bashkëbisedues  i Pirros dhe Teutes, Skenderbeut , Naimit e Fishtes, At Zef Pllumit, i prindervë  tanë i yni dhe fëmijëve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për  ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën  këtë qiell,   Ismail   Kadare  “në veçantësinë që paraqet   Europa   qendrore   e   ajo   lindore   (  shkruante dikur Itsvan Bido) përkatësia gjuhësore shndërrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin  përcaktimeve  territoriale në kufijtë ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.

Një  prej rëndesave që kjo enciklopedia kadareane  ka për shqiptaret mund te gjindet edhe në këto fraza ku gjuha kultura  dhe ekzistenca plotësojnë njëra tjetrën. Gjeniu shfaqet gjithnjë  e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha!

Le të bëjmë detyrën tonë, të përpiqemi ta kuptojmë atë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura