“Diskriminim ndaj mediave ruse”- Moska merr vendimin: Ndalon përdorimin e Facebook-ut dhe Twitter-it

Mar 4, 2022 | 21:10
SHPËRNDAJE

putini fb twitterRusia ka vendosur që ta ndalojë dy platformat më të mëdha të mediave sociale, Facebook-un dhe Twitterin.

Sipas një raporti të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Raporti thotë se mbikëqyrësi i medias Roskomnadzor vendosi të bllokojë aksesin në platformën e mediave social.

Vendimi është marrë, pasi sipas tyre kishte pasur 26 raste të diskriminimit ndaj mediave ruse nga Facebook që nga tetori 2020, me akses të kufizuar për kanalet e mbështetura nga shteti si RT dhe agjencia e lajmeve RIA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura