“Disa vende të BE shtiren, por mbështesin Rusinë”- Një nga aleatët më të fortë të Kievit, Polonia “përplaset” me Ukrainën pas komenteve të Zelenskyt në OKB

Sep 20, 2023 | 15:47
SHPËRNDAJE

Duket se raportet mes 2 aleatëve kryesorë pas nisjes së agresionit rus, Ukrainës dhe Polonisë, nuk janë në nivelet që kanë qenë më parë.

f1rxotp5kwl58jb1c190ah

Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur ambasadorin ukrainas për komentet e bëra dje nga Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministria e Jashtme tha se përcolli “protestën e fortë” të palës polake kundër deklaratave të Zelenskyt”, i cili pretendonte se “disa vende të BE-së shtiren sikur solidarizohen me Ukrainën, ndërsa indirekt mbështesin Rusinë”.

Në fjalimin e tij të djeshëm, Zelensky tha se “teatri politik” rreth importeve të drithërave, të cilat Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e kanë ndaluar nga Ukraina, vetëm po ndihmon Moskën.

Nga ana tjetër, kryeministri polak ka thënë se vendi i tij mund të ndalojë importet e më shumë produkteve ushqimore ukrainase, pasi ai paralajmëroi Kievin që të mos përshkallëzojë mosmarrëveshjen për importet e grurit.

Varshava ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022, por vendet tani janë përfshirë në një konflikt të thelluar mbi eksportet bujqësore pasi Polonia, së bashku me Hungarinë dhe Sllovakinë, zgjatën një ndalim për importet e grurit nga fqinji i tyre i shkatërruar nga lufta.

Ndalimi u njoftua të premten dhe u prezantua për të mbrojtur fermerët vendas nga një rritje e importeve të drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina, pasi pushtimi bllokoi kryesisht rrugët e saj të preferuara të tregtisë përmes porteve të Detit të Zi.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, tha për Polsat News: “Unë paralajmëroj autoritetet ukrainase, sepse nëse ata e përshkallëzojnë këtë konflikt në këtë mënyrë, ne do të shtojmë më shumë produkte në ndalimin e importit në territorin e Republikës së Polonisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura