Dibra shpall Sali Berishën “Qytetar Nderi”

Oct 31, 2013 | 17:23
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri, Sali Berisha

Këshilli komunal i Dibrës në seancën e sotme, e ka miratuar vendimin me anë të cilit ish-kryeministri e presidenti shqiptar dhe ish-lideri i PD-së Sali Berisha, të shpallet “Qytetar nderin” i Dibrës, ka njoftuar MIA.

Vendimi u miratua njëzëri, respektivsht të gjithë 15 këshilltarët e votuan, nga radhët e BDI, PDSH, VMRO-DPMNE, LSDM, PDT dhe një këshilltar i pavarur. 

Në arsyetimin e vendimit thuhet se kjo mirënjohje i ndahet për ‘merita të vecanta të gjakut dibran”, respektivisht për njohjen e farefisit nga të dyja anët e kufirit. 

Sali Berisha pritet së shpejti ta vizitojë Dibrën, ku  në mënyrë solemne do t’i jepet pllaketa dhe ‘Çelësi i qytetit’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura