Dibër, Gjykata lë në burg 59-vjeçarin që vrau vajzën

May 30, 2014 | 17:27
SHPËRNDAJE

Doksan Dushku pas arrestimit për vrasjen e vajzës

DIBER- Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin, Doksan Dushku, i cili ekzekutoi pak ditë më parë të bijën në muajin e pestë të shtatzanisë.

Dushku 59 vjeç, ekzekutoi me tetë plumba  të bijën 21-vjeçare, pasi mësoi se priste një fëmijë ilegal.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e të martës së kësaj jave,  në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë, në rrethin e Dibrës. Doksan Dushku, 59 vjeç, u arrestu rreth 24 orë pasi qëlloi mbi vajzën e vetme, 21-vjeçaren Fatmira Dushku.

Fillimisht krimi është munduar të fshihet, duke u njoftuar të afërmit se Fatmira Dushku pësoi vdekje natyrale, pas një infarkti. Por një sinjal i dhënë pak para varrimit zbuloi vrasjen e vajzës së re, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, pas një lidhjeje misterioze. Vajza ishte beqare dhe jetonte me tre vëllezër e të atin, ndërsa e ëma i kishte vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura