Fyle: Beteja politike, në Kuvend. Dialog. Rama: Bojkoti i opozitës pa arsye, të hapur për kërkesat

Sep 29, 2014 | 17:07
SHPËRNDAJE

UPDATE- Komisioneri per Zgjerim ne BE, Stefan Fyle ka theksuar ne mbyllje te tryezes se sotme te Dialogut Shqiperi-BE, se vendi ka nevoje per reforma gjithepefshirese e te pakthyeshme dhe kompromis e dialog brenda institucioneve demokratike. 

“Une kam degjuar shqetesimet e opozites dhe e kam bere te qarte e kam thene se te dalesh nga parlamenti e te sjellesh beteja politike ne rruget e vendit kjo nuk eshte menyra evropiane dhe nuk ndihmon vendin qe ta sjelle vendin me afer ambicjes se shqiptareve per t’u integruar ne BE”- tha Fyle. 

Ai ka thene se opozita duhet te kthehet ne Kuvend dhe qeveria te marre masat e te siguroje qe opozita te kete gjithcka qe i duhet per te bere punen e vet. “Fitimtaret nuk duhet te jene e ne fund te fundit jane shqiptaret”- tha ai.  

Kreu i qeverise, Rama ndonese e ka cilesuar bojkotin e opozites pa asnje arsye, ka deklaruar se shumica eshte e hapur per cdo kerkese te saj dhe ka garantuar angazhim per gjithperfshirje. 

Ne konferencen per media se bashku me komisionerin Fyle, Rama deklaroi se qeveria dhe shumica eshte e angazhuar per reformat dhe gjitheperfshirje, edhe pse sipas tij, opozita e ka bojkotuar Kuvendin pa asnje arsye.
 

“Ne nuk do te perserisim historine e nuk do ta akuzojme PD me gjuhen e pushtetit te vjeter ndaj opozites, se ne nuk mendojme qe kundershtaret tane jane antishqiptare, antievropiane, apo te perfhsire ne nje komplot me njerez ne Bruksel per te bllokuar Shqiperine. PD eshte ne hall te madh dhe ka te drejten e vet, por sot ne shfrytezuam kete moment per nje takim per te nenvizuar se jemi te gatshem t’i pergjigjemi cdo pretendimi te arsyeshem te PD per t’u kthyer ne Kuvend”- tha Rama.
Sipas tij, shumica eshte e hapur per cdo kerkese, mjaft te mos na kerkojne te mos marrim vendime qe s’jane dakord me ne, se jemi zgjedhur per qeverisje. “ne nuk mund te jemi dakord me patjeter, por per rregullat e lojes, jemi te gatshem qe te votojme Komisionet Hetimore qe do opozita  dhe te diskutojme me te per cdo gje qe ajo kerkon per germimin ne te shkuren per njerezit qe jane kandidate per jeten politike, publike apo administrate jemi gati”- tha Rama. 
Sipas tij, nese jane keto arsye opozita te kthehet te enjten. “nese dalin te tjera, prape ketu jemi, por askush nuk mund te na kerkoje te bejme babysiterin e opozites, ajo duhet te rritet vete”- tha Rama. 

“Si asnjëherë më parë, jo vetëm që ne dënuam moralisht aktin e dy deputetëve tanë, por ai u ndëshkua administrativisht nga kryesia e Kuvendit dhe sot gjë e pandodhur ndonjëherë në historinë e parlamentit, janë në akuzë penale nga prokuroria dhe do  të dalin në gjyq dhe do të mbrojnë veten, ne e kemi inkurajuar drejtësinë të bëjë drejtësi dhe distancohemi hapur ndaj cdo veprimi që bie ndesh me etikën e bashkëjetesës në Kuvend dhe jetën politike shqiptare. Madje ne do të shkojmë më tej dhe në Kuvendin e rishikuar të rregullave të funksionimit të grupit tonë do të ketë sanksione të panjohura më parë për cdo sjellje të kësaj natyre, deri në përjashtimin nga grupi i PS”- tha Rama.

Falenderimi per Fylen 
Falenderoj komisionerin për marrëdhëniet internsive shpesh të tendosura, kur herë ne qeveria e sotme, e here opozita e sotme jemi ankuar se Stefani ka anuar nga pala tjetër, në fakt besoj se të pëlqehesh nga të dyja palët në vend duhet të jesh Papa i Romës, ose kancelarja e Gjermanisë, ndaj komisioneri duhet të jetë I kënaqur për punën me ne, sepse të dyja palët janë ankuar për të në kohë të ndryshme. Nuk ka qenë periudhë e lehtë koha e  shërbimit të tij që ka nisur pas zgjehdjeve të kontestuara të 2009 e ka vazhduar mes konfliktesh e arritesh për të mbërritur në zgjedhjet e pakontestuara 2013 dhe kulmuar me marrjen e statusit kandidat.

 

Takimet 

 

Ne prani te komisionerit Fyle, nisi ne Tirane tryeza e Dialogut BE-Shqiperi.

Ne nje demokraci debatet politike zhvillohen ne institucione. Keshtu ka shkruar ne profilin e tij ne Twitter, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle pak caste para nisjes se tryezes se Dialogut te Nivelit te Larte Shqiperi-BE. 

Ai nisi mengjesin e sotem takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta e me pas me kreun e opozites, Basha. 

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Komisionerin Evropian për Politikën e Zgjerimit

dhe Fqinjësisë, z. Stefan Fule, në kuadër të punimeve të Takimit të Katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë.

Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi ecurinë e Dialogut të Nivelit të Lartë duke shprehur mirënjohjen për punën dhe asistencën e Komisionit Evropian, falë së cilës Shqipëria ka shënuar progres të prekshëm në kuadër të axhendës së saj evropiane. 

“Pas miratimit të statusit të vendit kandidat, Shqipëria ndjen edhe më tepër përgjegjësi mbi supe dhe në këtë drejtim janë intensifikuar përpjekjet për avancimin të reformave kyçe, veçanërisht asaj në drejtësi”- tha Meta.
Në këtë kuadër u vlerësua 
mbështetja e pakursyer e Komisionit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule vuri në dukje se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidate në BE kërkojnë më tepër pjekuri politike nga të gjitha palët në Parlament dhe një përshpejtim të axhendës së reformave kyçe.

Në këtë drejtim, Komisioni Evropian do të qëndrojë gjithnjë pranë Shqipërisë dhe institucioneve të vendit, theksoi Fule. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Komisioneri Fule ndanë bindjen e përbashkët se axhenda evropiane e Shqipërisë do të përshpejtohej nga krijimi i një klime më bashkëpunuese politike përmes gjithëpërfshirjes dhe veprimeve konsensuale, duke theksuar njëkohësisht se Parlamenti është vendi i dialogut politik në shërbim të qëndrueshmërisë së procesit të reformave që nevojiten për inegrimin evropian të vendit.

Me pas, Fyle ka zhvilluar takim me kreun e opozites shqiptare Lulzim Basha.

Kjo tryezë e Dialogut do të shfrytëzohet nga opozita, për të renditur arsyet se pse vazhdon të bojkotojë Kuvendin. 

Nje dite me pare kryetarja e Komisionit te Integrimit, deputetja e PD-se, Majlinda Bregu deklaroi se opozita do te jete e pranishme ne raundin e radhes se Dialogut te Nivelit te Larte. 

“Do të jem bashkë me dy kolegët e mi të opozitës Halimi dhe Ristani dhe sigurisht për të bërë prezente ato qëndrime të PD, edhe arsyet e qëndësishme se pse ne sot jashtë Kuvendit”, tha Bregu.

Sipas saj, 5 prioritetet janë shtylla mbi të cilat ngrihet dialogu.

“Ju e dini qëndrimin e PD për reformën në drejtësi, kërkojmë që të jetë një reformë tërësore gjithëpërfshirëse, dhe një reformë ku kontributi të jetë real, pra jo vetëm nga ajo ide, e cila reformat i ndan vetëm në propagandën e qeverisë duke deklaruar gjithëpërfshirje tërësi dhe pastaj duke sjellë ligje si ato që kanë ndodhur në seancën e fundit parlamentare të korrikut”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura