Dhunoi bashkëshorten shtatzënë, vetëvritet

Nov 30, 2012 | 17:08
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Rras të komunës Gjegjan në Pukë.

Një 50- vjeçar ka vetëvrarë veten, pasi ishte konfliktuar me bashkëshorten e tij.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Gjin Llesi, ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë, pasi 48- vjeçarja është edhe shtatzënë.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar çiftin në konflikt. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura