Dhunohet këngëtarja shqiptare: Rashë në tokë, ajo më la në mes të autostradës

Jun 1, 2018 | 10:41
SHPËRNDAJE

Reperja shqiptare Baby Gee, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto dhe video ku tregon se e kanë rrahur. Në foton ku tregon shenjat që ka marrë nga goditjet ajo zbulon se ka qenë një plan i përgatitur.

“U dërgova në spital pasi më ngriti kurth Bleta Gashi, bashkë me tre persona të tjerë. Jam shumë e mërzitur që më ndodhi kjo gjë dhe dua ta ndaj historinë time me të tjerët. Kur je i suksesshëm duan të të mposhtin. Por asnjë femër nuk meriton ta kalojë këtë gjë. Unë kam njerëz pranë, po ato që nuk kanë çfarë do të bënin?”,-ka shkruar ajo.

Në një foto të vajzës në fjalë, Baby Gee tregon se e kishte shoqe dhe kanë ndenjur shumë kohë bashkë, por gjërat shkuan shumë larg. “Nuk ishte një sherr. Unë e lashë atë më të rrihte derisa u rrëzova në tokë. Ajo më la në mes të autostradës dhe iku”,-ka shkruar në një tjetër video.

Ndërsa në fund Baby Gee siguron që çdo gjë do zgjidhet në rrugë ligjore dhe ajo do sjellë prova për të vërtetuar fjalët e saj./revistawho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura