Burgjet, Totozani takon kreun e Mjekësisë Ligjore

Apr 30, 2012 | 18:50
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese

TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka kerkuar sot bashkepunimin e Drejtorit te Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj per denoncimet e rasteve te keqtrajtimit ne burgje e paraburgim.

Gjate nje takimi te zhvilluar sot mes tyre Totozani kërkoi reagim të menjëhershëm dhe angazhim më të madh të ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore kur nga institucioni i Avokatit të Popullit kërkohet të kryhet ekspertizë mjeko-ligjore.

Sipas njoftimit te publikuar per media, mesohet se Totozani kërkoi bashkëpunim për denoncimet e rasteve për torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues në ambjentet e paraburgimit dhe burgimit.

Trajtimi i të ndaluarve dhe të burgosurve është dhe një nga 12 pikat e rekomandimeve të Bashkimit Europian, por, sipas tij, për të vlerësuar këto veprime kërkohet bashkëpunimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura