Dhjetë regjisore femra, një seri filmash porno

Mar 31, 2014 | 14:13
SHPËRNDAJE

“Sepse argëtohem duke treguar se si lind dëshira dhe si çlirohet”. “Sepse kam ambicien të krijoj diçka që të jetë në të njëjtën kohë ‘pop’, e këndshme dhe politike”, “Sepse jeta seksuale e grave italiane nuk shprehet, në këtë drejtim ne nuk ekzistojmë”. Por edhe sepse “më pëlqejnë pornot, dhe mund të ishin më të fuqishme nëse do të ishin çliruese e kreative”. Këto janë disa nga përse-të e dhjetë regjisoreve italiane, që kanë vendosur të xhirojnë 10 filma porno. Titullohet “Vajzat e pornos-My sex” dhe lind nga “mungesa politike, kulturore dhe imagjinare” e një grupi regjisoresh, që në vitin 2012 vendosën të realizojnë dhjetë filma me metrazh të shkurtër porno-erotikë. Mosha e regjisoreve varion nga 25 në 70 vjeç dhe punojnë në kinema, televizion, teatër apo videoart. Ato janë Roberta Torre, Regina Orioli, Mara Chiaretti, Anna Negri, Titta Cosetta Raccagni, Melissa Panarello, Lidia Ravviso, Emanuela Rossi, Slavina, Monica Stambrini.
Xhirimet fillojnë në korrik dhe çdonjëra nga artistet ka të drejtë të zgjedhë një këndvështrim të caktuar për një film artistik, një dokumentar, videoart, pa censurë. “Më shumë se pornografia mendojmë për një lloj të ri kinematografik, një lloj realizmi seksual”, shpjegojnë ato për “La Repubblica”, sepse protagonistë të punëve të tyre “nuk janë thjeshtë kukulla të xhiruara gjatë akteve seksuale, kanë një të shkuar dhe një të ardhme”. “Është një pornografi shumë ndryshe, personale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura